Connect with us

Kronike

Gati për terror? Italiani kapet me armë dhe maskë, detajet e para

Policia Kufitare në Portin e Sarandës njoftoi sot se ka arrestuar një shtetas italian, pasi i janë gjetur në makinë armë dhe sende të tjera të paligjshme, përfshi edhe një maskë.

Përpos armëve, italianit i janë gjetur edhe dorashka e kapuçë në formën e maskës dhe sende të tjera si shkop bejsbolli apo çekiç. Materialet në ngarkim të shtetasit italian i kaluan Prokurorisë, thanë burime zyrtare.

Mbetet i panjohur shkaku pse shtetasi i huaj hynte i armatosur në vendin tonë dhe dyshohet se do përfshihej në ngjarje kriminale, teksa ka refuzuar të dëshmojë.

“Shërbimet e SPK Port Sarandë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin italian M. M. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa armë të ftohta, dorashka dhe kapuça në formën e maskës.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin italian M. M., 46 vjeç, banues në Itali”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për zbardhjen e të vërtetës.

Advertisement