Connect with us

Kosova

Gazetarja nga Kosova që bën ironi me vdekjen

Ish-futbollisti dhe trajneri serb Sinisha Mihajloviç ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, pasi luftoi për tre vjet me sëmundjen e tumorit.

Lajmi normalisht është publikuar edhe në mediat e Tiranës, por gazetarja e njohur nga Kosova, Arbana Xharra, ka ironizuar mënyrën e raportimit të lajmit.

“Po shume iu paska dhimte Sinisa Mihajlovic?! ”Lajm i rende per futbollin, ishte vetem 53 vjec”, shkruan nje media nga Shqiperia!

Ia pasken shtu edhe nje zemer te thyer dhe një lot lajmit ne fund”, shkruan me ironi ajo.

Kjo, duke qenë se Mihajloviç disa herë ka shfaqur edhe qendrime shoviniste ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ai është fotografuar me tre gishtat, simbolin e serbëve, ndërsa kur ishte futbollist ka pasur edhe përplasje të ashpra me Igli Taren.

Advertisement