Aktualitet
Gazetarja nxjerr ‘bllof’ Rrumbullakun, zbulon kush po gënjen për vr’asjen e 42 vjeçarit
Gazetarja Dorjana Bezat ka reaguar në lidhje me deklaratat e Drejtorit të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili hodhi akuza mbi gazetarët dhe deklaroi se nuk është tentuar të fshihet apo minimizohet ngjarja e rëndë.
Teksa citon njoftimin e prokurorisë së Korçës për marrjen në hetim një inspektor policie, pasi ky i fundit se nuk mori asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së Egli Prodës, Bezat shkruan se: kush po gënjen?
Kush gënjen?
“Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të fshihet apo minimizohet ngjarja e rëndë”, tha Kryepolici Rrumbullaku.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë merr nën hetim shtetasin A.L. i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Shtetasi në fjalë, me detyrë Inspektor, Trupë Shërbimi, Patrullë e Përgjithshme rezulton se nuk mori asnjë masë për të dokumentuar apo bërë prezent shkakun e vdekjes së shtetasit E.P. më 10.08.2024 në Pogradec.”, thotë Prokuroria Korçë.
Jeni të qartë?