Connect with us

Aktualitet

Gent Zenelaj shpërthen ndaj Veliajt: Më shtrove rrugën për votë?

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ka shpërthyer ndaj asfaltit elektoral që ka ardhur bashkia e Tiranës pranë lagjes së tij në rrugën Ndre Mjeda. I ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ në Top Channel, Zenelaj u shpreh se prej 14 vitesh në atë rrugë nuk është bërë asnjë riparim dhe papritur e gjithë zona ishte shtruar brenda 24 orësh. Zenelaj shpërtheu duke thënë se kurrë nuk do ja jap votën Veliajt, pasi sipas tij një rrugë që shtrohet për 24 orë prishet brenda 24 ditësh.

“Kam 14 vite që jetoj në rrugën Ndre Mjeda, kam 14 vite që më ka hyrë balta në shtëpi. Kush e njëh rrugën Ndre Mjeda e di se cca tmerri është aty, te ish-parku i autobusave. Kam 15 vite që jetoj aty. Dhe papritur zgjohëm një ditë në mëngjes dhe e vë re se lagja ime ishte shtruar me asfalt për 24 orë. Para një jave. Dhe gjëja që më acaroi më shumë nervat është kjo, unë kam 14 vite që jetjojë në mes të baltës, më ke lënë 14 vjet të jetojë në mes të baltës për një rrugë që t’i e kë shtruar për 24 orë. Dhe ti mendon se unë do të jap votën, po gjallë në botë, se një rrugë që shtrohet për 24 orë, do të prishet për 24 ditë,” tha Zenelaj.

Advertisement