Politike
Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin/ Bashkëshortja Edlira Çepani dedikim prekës: Mbetën veç kujtime

Edlira Çepani ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë, Gert Bogdani, i cili do të festonte ditëlindjes sot, më 7 korrik. Çepani ndau një kujtim nga 7 korriku i vitit 2024, duke shprehur dashurinë dhe mungesën e madhe që ndjen.
Ajo ka postuar edhe një foto me bashkëshortin e ndjerë dhe krahas saj shkruan: “Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë. Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave”, shkruan ajo.

