Kronike
Gërvalla akzuon Daçin për krime seksuale

Shumë duartrokitje nga të pranishmet në sallë, e që ishin viktima të dhunës seksuale në konflikt, nga vende të ndryshme të botës, mori ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së Kosovës.
Donika Gërvalla refuzoi fliste për dhunën, teksa tha se, nuk mund të mbante fjalime, ndërsa në forum ishte i ftuar edhe Ivica Daçiç, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, e për të cilin ajo tha se është një nga autorët e këtyre krimeve, si dora e djathtë e diktatorit Slobodan Miloseviç.
E gjithë kjo ndodhi në Londër, ku Zëvëndëskryeministrja e Kosovës mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
“Jam e shokuar nga prania këtu e një prej arkitektëve të dhunës seksuale. Kur flasim kaq shumë për viktimat dhe të mbijetuarat, duhet ta kemi së pari repsektin ndaj tyre. Ky është obligimi ynë, si politikanë, si drejtësi dhe si gjithçka tjetër”.
Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe.

