Connect with us

Kosova

Gjak i ri në tokë të vjetër, Trajkoviç paralajmëron ndarjen e Kosovës

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkovic, duke komentuar deklaratën e kryeministrit serb, Millosh Vuçevic, se Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedimet me Kosovën, tha se kjo nënkupton përpjekje për ndarjen e Kosovës, por edhe konflikte.

Trajkovic i tha agjencisë Beta se kjo ishte një përpjekje e autoriteteve në Beograd për t’u kthyer në “pozitat e tyre fillestare” me qëllimin e ndarjes së territorit

“Mirëpo, edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në thelb ia ka dorëzuar Prishtinës të gjitha institucionet dhe jetën e serbëve, funksionaliteti i autoriteteve të Prishtinës nuk u realizua. Mesazhet që tregojnë ndarjen e Kosovës paralajmërojnë destabilizim të ri dhe një fushatë kundër Serbisë dhe serbëve, gjë që nuk na nevojitet në këtë moment”- tha Trajkovic dhe theksoi se kryeministri Albin Kurti “kontrollon veriun e Kosovës me ndihmën e forcave speciale dhe me një administratë te imponuar që po kryen shqiptarizimin e Veriut” – theksoi Trajkovic

Kujtojmë se dje, kryeministri Vucevic u shpreh se Serbia është e gatshme për “marrëveshje dhe kompromise” në bisedime me Kosovën

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, që nënkuptojnë se asnjëra palë nuk mund të jetë fituese absolute apo humbëse absolute, por që Serbia dhe shqiptarët duhet të jetë të kënaqur në mënyrë të barabartë, apo thënë më mirë të pakënaqur në mënyrë të barabartë” – deklaroi Millosh Vucevic.

Advertisement