Connect with us

Aktualitet

Gjendet një makinë e djegur në Tapizë, brenda saj zbulohen dy automatikë

Një automjet i djegur është gjetur pranë një impianti të përpunimit të inerteve në zonën e Tapizës në Fushë-Krujë. Nga konstatimi brenda mjetit u gjendën edhe dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë: 

Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”.

Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. 

Advertisement