Kronike
Gjendet pa shenja jete e reja në Tiranë, dyshohet se…
Një 31-vjeçare është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në kryeqytet. Policia bën të ditur se e reja është gjetur brenda një pallati të pabanuar në afërsi të shkollës “Bajram Curri”. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.