Connect with us

Politike

Gjermania nuk e komenton propozimin e Ramës…

Një zëdhënës i Qeverisë Gjermane ka thënë se ata nuk e komentojnë propozimin e kryeministrit të Shqipërisë oër organizimin e një Konference Ndërkombëtare

Nga Zyra për Media e Qeverisë Gjermane thonë se krahas kësaj, Berlini zyrtar bashkë me partnerë evropianë dhe emisarin sllovak Miroslav Lajcak, janë në komunikim konstant me të gjithë aktorët e rëndësishëm për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama, ka propozuar një konferencë të nivelit të lartë për Kosovën dhe Serbinë, ku liderët e të dy shteteve s’do të lejoheshin të dilnin nga takimi pa një marrëveshje. Ky propozim i Ramës që ka gjetur edhe përkrahjen e kreut të Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, ka ardhur pas tensioneve në veri të Kosovës dhe pas ngecjes së implementimit të marrëveshjes së Ohrit.

Qeveria Gjermane është një prej hisedareve kryesore në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë. Propozimi i kancelarit Scholz bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron është shndërruar në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët janë dakorduar në Ohër.

Gjermania si një prej shteteve më të fuqishme të BE-së ka qenë aktivisht e përfshirë në dialog edhe gjatë kohës së kancelares Angela Merkel , ku ishte organizuar edhe Samiti i Berlinit.

Advertisement