Connect with us

Bota

Gjermania pro armës bërthamore evropiane/ Fischer sfidon SHBA dhe NATO-n

Ministrja e Jashtme suedeze, Maria Malmer Stenergard, dhe homologu i saj gjerman, Johann Wadephul, mbajtën një konferencë shtypi pas bisedimeve bilaterale. Gjermania dhe Suedia janë “në mënyrë të veçantë të të njëjtit mendim” në çështjet themelore, tha Wadephul pas bisedimeve.

Të dyja vendet kanë vlerësim shumë të ngjashëm të situatës së politikës së sigurisë. Lëvdata të qarta erdhën edhe nga Suedia: bashkëpunimi me Gjermaninë është më i rëndësishëm se kurrë, tha Stenergard.

Por pavarësisht qëndrimeve të dukshme të përbashkëta, atmosfera është serioze. BE dhe NATO-ja duhet të përgatiten për një përballje afatgjatë me Rusinë, paralajmëroi Stenergard.

Wadephul-i tha në Stokholm se qeveria federale gjermane është e hapur për bisedime për mbrojtjen bërthamore me Francën. Megjithatë, zbatimi konkret i masave të nevojshme do të kërkonte mjaft kohë për t’u realizuar.

Në një intervistë për gazetën Tagesspiegel, Fischer tha:

“Garancitë e sigurisë amerikane nuk janë më të besueshme nga ky moment. Gjermania pa dyshim ka përgjegjësi për udhëheqjen në Evropë, por gjithmonë vetëm së bashku me të tjerët”.

Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një bombë bërthamore gjermane, por për një armë bërthamore të përbashkët të vendeve të Bashkimit Evropian, si një masë për të siguruar mbrojtjen e kontinentit në një klimë globale gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Propozimi i Fischer vjen në një kohë debati të intensifikuar mbi autonominë strategjike evropiane dhe të ardhmen e NATO-s, ndërsa tensionet ndërkombëtare po rriten.

Ministrja e Jashtme suedeze Maria Malmer Stenergard gjithashtu u shpreh në mbështetje të një debati brenda NATO-s për formën e ardhshme të frikësimit bërthamor. Suedia iu bashkua aleancës së mbrojtjes së NATO-s dy vjet më parë, nën përshtypjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përjashtoi mundësinë që Europa të jetë në gjendje të mbrojë veten pa Shtetet e Bashkuara në të ardhmen e afërt.

Ai theksoi se nëse Europa me të vërtetë dëshiron të veprojë vetë, shpenzimet e mbrojtjes të vendeve evropiane duhet të rriten në dhjetë për qind të prodhimit ekonomik. Më parë Wadephuli kishte qëndruar për bisedime në Lituani. /DW

Advertisement