Connect with us

Pinknews

Gjesti humbi vëllain në një aksident tragjik/ Ledion Liço reagon me një mesazh ngushëllues: Bëhuni të fortë…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme zonën pranë fshatit Qungur, ku si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën në vend Eldion Kelmendi, vëllai i fituesit të edicionit te fundit te “Big Brother VIP Albania”, Gjestit. Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe ndjekësit e spektaklit, të cilët kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për këtë humbje të parakohshme.

Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka ndarë publikisht dhimbjen përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai i shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta Gjestit dhe familjes Kelmendi, duke theksuar se është thellësisht i tronditur nga kjo tragjedi.

“I trishtuar nga ky lajm i kobshëm, për një familje të bukur që vetëm pak muaj më parë festonte gëzime. Bëhuni të fortë, sepse këtë do të donte edhe engjëlli juaj”, ka shkruar Ledion Liço në Instastory.

Ngjarja e rende ka prekur thellë opinionin publik, veçanërisht fansat e reality-show-t, të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre me Gjestin në këto momente të vështira. Humbja e një të riu në rrethana të tilla e ka kthyer ditën në një ditë zie për shumëkënd që e ka njohur apo ndjekur nga afër këtë familje.

Advertisement