Shqipëria do të përballet me Andorrën, në takimin që do shkojë për llogari të kualifikueseve të Botërorit. Para këtij takimi, mbrojtësi i kuqezinjve, Gjimshiti u shpreh se skuadra duhet të tregohet e kujdesshme ndaj këtij kundërshtari, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të fituar.
“Andorra është një ekip fizik që rri poshtë një ekip që mbyllet shumë do të jetë e vështirë që të gjesh hapësira.
Duhet të kemi kujdes kundërsulmin e tyre dhe të jemi të zotë në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese ka rëndësi ta fitojmë ndeshjen dhe me sa gola nuk ka shumë rëndësi”, tha Gjimshiti