Connect with us

Politike

Gjithçka nisi nga shkresa e Agaçit/ Mandati i Belerit i pavlefshëm, ç’ndodhi në orët e mesditës në Tiranë

KQZ shpalli të pavlefshëm sot mandatin e Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës pas dënimit nga SPAK me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Beleri u gjet fajtor nga gjykata dhe u dënua me dy vite burg pas arrestimit natën e zgjedhjeve lokale në Himare duke i dhënë para një personi në këmbim të votës. Ai u paraqit me pranga në duar sot në KQZ ku edhe mësoi fatin e mandatit të tij.

Si nisi procedura për zëvëndësimin e Belerit

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Kryeministria nisi lëvizjet për shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja në Himarë duke i dërguar fillimisht një shkresë KQZ-së për të mësuar zyrtarisht se çfarë u vendos për Belerin.

KQZ iu përgjigj brenda pak minutave Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, z.Ëngjëll Agaçi duke konfirmuar shpalljen e pavlefshëm të mandatit të Belerit në Himarë.

Me të marrë këtë njoftim, qeveria shpalli vakancën në Himarë dhe menjëherë i drejtohet me një shkresë zyrtare Presidentit të Republikës, z.Bajram Begaj duke i kërkuar shpalljen e datës së re të zgjedhjeve në Himarë.

Sipas ligjit dhe procedurave për zgjedhjet e pjesshme, pas marrjes së njoftimit për shpalljen e vakancës, Presidenti i Republikës ka 48 orë në dispozicion që të shpallë datën e re.

Në këto kushte duket se Presidenti Bajram Begaj kishte sipas ligjit në dispozicion pak kohë për të shpallur datën e re të zgjedhjeve në Himarë, ndërkohë që procedura parashikon se nuk është Presidenti ai që konstaton vakancën apo të shqyrtojë procesin që çoi deri në shpalljen e saj.

Në sistemin ligjor shqiptar ka vetëm një rruge ligjore për vënien në levizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen  vendore dhe kjo rrugë është pikërisht njoftimi nga Këshilli i Ministrave

A mund ta ankimojë Beleri?

Pas shpalljes së vendimit të KQZ-së për mandatin e pavlefshëm të Fredi Belerit, Celibashi shpjegoi ndër të tjera se nuk kishte se është vetë ligji i dekriminalizimit që e nxjerr atë jashtë loje pasi pengohet kandidimi apo drejtimi i bashkive nga persona të dënuar për krime zgjedhore.

“Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për ato arsye që janë bërë publike dhe pse me KQZ është shpallur fitues. Nëse ndalojmë dikë të kandidojë dhe i themi vazhdo qëndro në detyrë edhe pse ke kryer një nga ato vepra për të cilat ligji të ndalon të kanidosh, nuk ka kuptim ligji i dekriminalizimit. Duhet ta pranoj se kaq qartë dhe literale në ligj nuk është e shkruar, por në kuptim dhe interpretimit të qëllimit të atij ligji mendoj se kjo është shumë e qartë”, tha Celibashi.

Në këto kushte Fredi Beleri nuk ka shanse rikthimi në krye të Bashkisë së Himarës, ndërkohë shpallja e datës së zgjedhjeve të reja dhe procedura e ankimimit nuk përplasen me njëra-tjetrë ligjërisht, pasi është gjykata ajo që merr vendimin final.

Ka patur edhe raste të tjera të ngjashme, nisur edhe nga fakti se mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve.

Advertisement