Aktualitet
Gjyqi për inceneratorin e Fierit, shtyhet sërish seanca
Seanca për inceneratorin e Fierit është shtyrë për në datën 4 korrik, pasi 12 të pandehurit nuk ishin ende gati sa i takon mbrojtjes së tyre.
Sot u bë mbrojtja e ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako. Në paraqitjen e konkluzioneve mbrojtëse nga ana e tij, Bllako ka akuzuar SPAK-un se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi, duke anashkaluar vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një agjende të caktuar.
Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, teksa paralajmëroi se shkeljet e konstatuara do t’i ankimojë në KLP dhe deri në Strasburg.