Connect with us

Pinknews

Godet Luizi/ Donaldi dhe Iliri hyjnë në BBVA

Dy ish-finalistët e një sezoni të kaluar, Donaldi dhe Iliri, sapo kanë hyrë në shtëpinë më të njohur në Shqipëri, atë të Big Brother VIP.

Efi, Dea, Kristi dhe Luizi janë takuar me ish-finalistët teksa kanë darkuar me ta.

Ajo që ka habitur më shumë ka qenë Luizi, i cili sapo i ka parë dhe ka thënë se i ka parë të dy në ëndërr.

“Për Zotin këta të dy i kam parë në ëndërr sot në drekë”, tha Luizi.

Donaldi dhe Iliri, dy finalistët e sezonit të parë të Big Brother VIP u futën sonte në mbrëmje në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ata u takuan me banorët ku dhe nuk mungoi një moment pikant për të qeshur mes Donaldit dhe Luizit.

Luizi: Hë, si je ti, mirë?

Donaldi: Jemi në transmetim direkt, po na shikojnë.

Në këtë moment dyshja shpërtheu në të qeshura pas përqafimit të ngrohtë që dhanë me njëri-tjetrin

Pjesë nga biseda:

Luizi: O Zot, jam bërë të të puth tani sepse po e pi cigaren si Kiara.

Donadi: Me vërtet? Hajde shpirt.

Luizi: Jo se na thonë që janë bërë 16 puthje. Se i kemi numëruar sa herë janë puthur banorët. 16 puthje kemi në shtëpi.

Dea: 7 nga të cilat i kam dhënë unë.

Luizi: 7 banorë ka puthur vetëm Dea në buzë.

Dea: Mund të kenë qenë edhe më shumë, por si mbaj mend të gjitha.

Luizi: 7 banorë, numëroi dhe një herë.

Dea: Tea, Amos, Olta, Keisi, Nita, Ronaldo.

Kristi: Lind pyetja, si s’më ka puthur mua!

Luizi: Hajde Kristi, e sheh do e përdorë si kartë të fundit për të fituar çmimin.

Dea: Kristi, mos po flirton me mua?

Advertisement