Connect with us

Kronike

Goditën një person me grushte, Xhelal Mziu dhe nipi i tij referohen në SPAK

Policia e Dibrës ka referuar në SPAK materialet në ngarkim të deputetit të PD-së Xhelal Mziu dhe nipit të tij 36-vjeçar pasi akuzohen se kanë goditur me grushte një qytetar pas një takimi elektoral në fshatin Ostren. Sipas hetimeve, të dy të akuzuarit, banues në Tiranë, dyshohet se rreth orës 13:00 të datës 24 prill 2025, kanë goditur me grushte 33-vjeçarin Kalosh Murra, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, pas përfundimit të një aktiviteti elektoral të Partisë Demokratike.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

LAJMI NE PERDITESIM

Zbardhen detaje nga konflikti në Bulqizë, ku kandidati i PD, Xhelal Mziu, së bashku me nipin e tij, rrahën një zyrtar.

Sherri ka nisur rreth orës 13:00 të datës pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren.

Pasi është mbyllur takimi elektoral, Xhelal Mziu me nipin e tij dhe disa persona të tjerë janë kthyer pranë ambienteve të jashtme të njësisë administrative Ostren.

Në këtë moment, jashtë ka qënë edhe Kalosh Murra i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike.

Në këtë moment, sipas policisë se Dibrës, Xhelal Mziu i është drejtuar me fjalët “Po ti çfarë po kërkon këtu?!?”

Kjo ka nxitur një debat mes tyre dhe të paktën sipas të dhënave që ka policia Xhelal Mziu e ka goditur me grusht Kalosh Murrën. Më pas ka ndërhyrë edhe nipi i Xhelal Mziut, Elson Mziu që po ashtu ka goditur Kalosh Murrën.

Advertisement