Connect with us

Aktualitet

Goditi me grusht personazhin e TikTok Genard Hajdini dhe babain e tij, “telashe” për një 25-vjeçare

 Policia në Tiranë ka identifikuar personin që dyshohet se goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale, Genard Hajdini dhe babain e tij, 4 ditë më parë në një lokal. Në njoftim, Policia bën me dije se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin Sh.G. dhe për një vajzë 25-vjeçare me inciale A.P.

Mësohet se 40-vjeçari akuzohet për plagosje të lehtë me dashje, ndërsa 25-vjeçarja akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas informacioneve, ajo gjatë marrjes në pyetje nga policia, ka dhënë dëshmi kontradiktore.

Njoftimi:

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G.

Advertisement