Connect with us

Kronike

Vajzës ‘gangstere’ i djegin sërish makinën

Një makinë është djegur gjatë orëve në natës në Bilisht.

Mjeti është në pronësi të 27-vjeçares Deizi Arapi dhe është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe ende nuk është përcaktuar nëse djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i djegin makinën.

Deizi Arapi u arrestua një muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja  së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.

Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.

Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Advertisement