Connect with us

Kronike

Goditja e grupit të Ndraghetës dhe shqiptarëve, SPAK dhe Prokuroria e Breshias operacion të përbashkët, lëshohen 21 masa sigurie

Me urdhër të SPAK dhe Prokurorisë së Breshias po zhvillohet një operacion i përbashkët kundër trafikut të drogës.

Burime thonë se janë lëshuar 21 masa sigurie me vendim të GJKKO-së, por ende nuk dihet se sa prej tyre janë ekzekutuar.

Ky operacion është vijim i atij të zhvilluar dy ditë më parë në Itali, ku u godit grupi i Ndragehetës dhe shqiptarët e lidhur me ta, të cilët në 2 vite u zbulua se kishin trafikuar 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln euro.

Mes 28 masave të sigurisë që u lëshuan nga Prokuroria e Milanos, 6 prej tyre ishin shqiptarë.

Ai aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro.

Advertisement