Bota
Goditje mbi simbolet e Iranit/ Zyrat e Gardës Revolucionare në Teheran drejt rrafshimit

Sulmet izraelite në Teheran nuk kanë të ndalur dhe zyrtar e Gardës Revolucionare të Iranit duket se po shkojnë drejt një rrafshimi tërësor.
Raportimet nga Teherani bëjnë me dije se një goditje masive është ndërmarrë nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe madje media izraelite kanë raportuar se me qindra pjesëtarë të Gardës Revolucionare kanë mbetur të vrarë nga goditjet izraelite.
Këto detaje nuk janë mundur ende të konfirmohen nga Teherani, por në shumë media, përfshi agjencitë iraniane të lajmeve, qofshin zyrtare, apo gjysmë-zyrtare, janë shfaqur imazhe të goditjeve masive nga Izraeli në kryeqytetin iranian.
Më herët, zyrtarët lokalë iranianë thanë se Izraeli ka sulmuar uzinën bërthamore të Fordow, sipas raportimeve në mediat vendore.
Si agjencitë e lajmeve IRNA ashtu edhe Tasnim citojnë një deklaratë nga autoriteti i menaxhimit të krizave në provincën Qom, ku ndodhet selia e Fordow.
Deklarata thotë se Izraeli sulmoi uzinën, por shton se si rezultat “nuk do të ketë asnjë rrezik ose kërcënim për qytetarët”.
Forcat ajrore amerikane sulmuan gjithashtu Fordow gjatë fundjavës, duke përdorur bomba të mëdha “shkatërruese të bunkerëve” për të goditur uzinën nëntokësore.
Në deklaratë, ushtria izraelite thotë se kreu një sulm për të “dëmtuar rrugët e hyrjes” në centralin bërthamor Fordow që u godit nga SHBA-të dje.
Kjo vjen pasi Radioja e Ushtrisë Izraelite citoi një burim të paidentifikuar sigurie të thoshte se ushtria shënjestroi një “rrugë hyrjeje” që të çonte në Fordow, në vend të vetë objektit.
Objekti Fordow ndodhet 30 kilometra në verilindje të qytetit të Qom në Iranin veriperëndimor dhe thuhet se është qindra metra brenda një mali.
Është i vetmi objekt iranian në të cilin inspektorët e IAEA-s kanë gjetur grimca uraniumi të pastruara në pastërti pothuajse të gradës së armëve.
Kjo ndodhi gjatë një inspektimi të pa njoftuar në vitin 2023.
Të dielën në mbrëmje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se SHBA-të e kishin “dëmtuar rëndë” Fordow në sulmet e tyre.
I pyetur nëse programi bërthamor i Iranit ishte shkatërruar, Netanyahu tha se “ne po e shqyrtojmë çështjen shumë nga afër, me shumë detaje – së bashku me aleatët tanë amerikanë”.
“Por është e qartë se kemi dhënë goditje të rënda: ne eliminuam shkencëtarët e tyre kryesorë (bërthamorë), fabrikat e tyre të centrifugave, impiantet e pasurimit – ne goditëm dhe shkatërruam Natanzin, dëmtuam rëndë Fordow”.
Ai po ashtu shtoi se “përfundimisht do ta dimë shkallën e plotë dhe jemi të vendosur ta përfundojmë këtë”.

