Pas ndeshjes foli Emin Laçi, babai i mesfushorit të Kombëtares. Në lidhje të drejtpërdrejt shprehu emocionet teksa tregoi se e kanë ëndërruar si moment
“Ishte një ëndërr që e ëndërroja gjithë jetën dhe çuni. Kur preku topin e parë, i thashë bashkëshortes time që do të bëjë gol sot, por nuk më doli parashikimi se unë thashë që do të fitojmë 2-1, por dolëm 2 me 2.
Unë i kam thënë djalit të jesh i gatshëm gjithmonë, kur do luajë e di trajneri edhe dy minuta të futet, djali është i detyruar të japë shpirtin sepse ata janë 26 trimat më të mirë të kombit”, u shpreh i ati i Qazim Laçit.