Kronike
Grabitet një argjendari në Rrugën e Dibrës, hajduti hapi një vrimë në tarracë e u fut brenda
Një argjendari është vjedhur gjatë orëve të natës në Rrugën e Dibrës.
Dyshohet për një autor, i cili i maskuar ka mundur të futet brenda dhe të marrë rreth sende me vlerë rreth 10 milionë lekë të vjetra.
Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.
Agjentët e Komisariatit nr. 4 po punojnë për identifikimin e tij, janë mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë dhe po analizohen.
Lajmi në përditësim…