Aktualitet
Grabiti Exchange-in, Tafani pjesmarrës në vrasje të bujshme në vend
Artan (Marjus) Tafani, i riu i shpallur në kërkim për grabitjen e rreth 40 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit, dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Tafani mund të jetë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas po të njëjtave burime mësohet se 39-vjeçari ka marrë pjesë në një vrasje të bujshme në vend.
Makina e gjetur e vjedhur në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale.
Artan (Marius) Tafani është emër i njohur për policinë, pasi ai u shpall në kërkim 3 ditë pas grabitjes së pikës valutore. Ai u identifikua pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, ku rezultoi se ai ka lëvizur me biçikletë dhe me pas ka humbur gjurmët me taksi. Për ngjarjen u arrestua edhe Enio Meçaj, në magazinën e të cilit u gjetën edhe rrobat që përdori në grabitje 39-vjeçari./Dosja.al