Connect with us

Aktualitet

Grabiti kasafortën, pamjet nga hajduti i maskuar me skafandër dhe buqetë me lule

Një hajdut në Tiranë është maskuar si korrier për të grabitur një kasafortë në një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’, në Tiranë.

Pamjet nga kamerat e sigurisë së një apartamenti tjetër në pallat, ku vihet re hajduti i cili është maskuar me skafandër në kokë dhe në duar mban një buqetë me lule dhe një valixhe, të cilën e ka përdorur për të kryer vjedhjen.

Pasi grabit kasafortën, ai shihet sërish teksa zbret dhe mban po në duar buqetën e luleve. Në zbritje, pasi ka kryer vjedhjen, ai e tërheq valixhen më me vështirësi.

Ende nuk bëhet me dije se çfarë ka grabitur hajduti, shuma e lekëve apo vlera e sendeve me vlerë. Ndërkohë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar.

Advertisement