Connect with us

Politike

“Grekët dogjën Athinën, serbët shkyen Beogradin”/ Aktori: Nga historia di që jemi popull trimash

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ishte pjesë e protestës së opozitës kundër mbylljes së TikTok, ku edhe mbajti edhe një fjalim.

Në fjalën e tij aktori krahasoi protestat në Athinë dhe në Beogard, duke i bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protesta.

Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi TikTok. Sepse nuk e administron ai, sepse është ai që i bën të tërë. Ai që një ditë do na heqë edhe ajrin. Nuk bëhet gjë pa protestë. Po grekërit e dogjën Athinën për një gjë që kishte ndodhur më parë. I duam apo nuk i duam serbet, e shqyen qeverinë, nuk di ku të futet ai Vucic. Po ne pse dele? Ne nuk jemi fis delesh, jemi fis trimash. Unë jam një trim se i dal përballë atij dhe nuk më dridhet qerpikë”, tha aktori Mehdi Malkaj.

Advertisement