Connect with us

Aktualitet

Gripi në vend normalizohet/ Në fillim të shkurtit 2 mijë raste më pak se javën e kaluar

– Virozat dhe gripi prej kohësh kanë “mbërthyer” vendin. Nga përhapja e virozave numri i të prekurve u shtua në masë ndërsa spitalet u mbushën jashtë kapaciteteve të tyre. Të prekurit paraqiteshin me temperaturë, kollë ose të vjella dhe kërkonin ndihmë mjekësore pasi kjo gjendje zgjaste me ditë.

Ndërkohë në fillim të shkurtit raportohet se situata e gripit në vend është drejt normalizimit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik numri i të prekurve me grip dhe viruset e ndryshme që janë në qarkullim ka pësuar rënie me 2 mijë më pak të prekur në muajin shkurt.

Ekspertët e ISHP-së, vijojnë të këshillojnë qytetarët për të aplikuar vaksinën antigrip, si mbrojtjen më të mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Mjeku Artan Simaku thekson konsultën me mjekun e familjes, si dhe shmangien e marrjes së antibiotikëve pa një recetë.“Është shumë e rëndësishme që asnjëherë nuk është vonë për vaksinimin, nëse s’janë vaksinuar në tetor të paraqiten në QSH, gjithashtu edhe shenjat nuk duhen të neglizhohen, por të paraqiten tek mjeku i familjes. Por të shmangin Farmacitë, nënat me fëmijë të vegjël mos të shkojnë direkt tek urgjencat, por të marrin kontakt tek mjeku i familjes. Gripi është sëmundje e zakonshme, por, duhet pasur kujdes sidomos nga grupet me risk të popullatës”, tha mjeku.

Sipas ekspertëve janë duke qarkulluar disa viruse paralelisht por, dominojnë ato të gripit, A dhe B, dhe më shumë nëntipi AH1N1, dhe ai AH3N2. Po ashtu në qarkullim është edhe virusi sinsincial, i cili orek më shumë të vegjlit, si dhe Covid-19, edhe pse me raste shumë të pakëta.

“Mbizotëron gripi, në bashkëqarkullim të Covid 19 dhe virusit sinsincial, kryesisht tek fëmijët e vegjë dhe virozat e tjera respiratore. Nga gripi qarkullojnë tipet A dhe B. Nga A, AH1, AH3…”, shtoi ai.

Advertisement