Kosova
Grupi i armatosur serb/ Kurti nxjerr foton: Dorëzohuni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Në konferencë për mediat, Kurti thotë se 30 persona të armatosur rëndë janë rrethuar nga policia në Aveçan dhe janë autorët që vranë policinë.
Gjithashtu Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit të Kosovës sot. Në imazhet e publikuara nuk duket se janë persona të zakonshëm, por duken si policë apo dhe ushtarakë.
Kurti: Sulmet mbi policinë tonë janë duke vazhduar. Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore. I ftoj të dorëzohen. Formacion me profesionistë, ushtarak në Zveçan në dhe rrotull manastirit atje. Këto automjete janë pa targa, nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në republikën tonë. Këto janë dy kamionët që kanë vendosur tek ura për të bllokuar qarkullimin. Shihni atje një person të maskuar që mban armë krahu që nuk është tipike për policinë.