Politike
Sherr me grushta në fushatë/ Pas deputetit Xhelal Mziu dhe nipit të tij, referohet në SPAK edhe zyrtari i Bashkisë

Policia ka referuar materialet në SPAK për veprën penale ‘pengimi i subjekteve zgjedhore’ për Kalosh Murrën.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim.

