Kronike
Hakerat e Iranit vazhdojnë sulmet
Hakerat Iranianë të cilët sulmuan Shqipërinë, krahas sulmit në sistemin e korntrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemet e survejimit me kamera sigurie.
Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar disa video nga sistemi i kamerave të policisë Tiranë, Peshkopi, Rinas, por edhe pikat e kalimeve kufitare.
Në pamjet duken ambiente të ndryshme në komisariate e drejtori policie, pritjet e qytetarëve, apo dhomat e shoqërimit.
Krahas videove data në kamera tregon se hakerat kanë pasur akses në muajt qershor, korrik, gusht dhe ditët e para të shtatorit.
Keto video të reja janë shfaqur nga faqja e tyre aty ku edhe më herët janë publikuar edhe të dhëna të tjera që u morën nga faqe zyrtare mes të cilve edhe posta elektronike e ish-drejtorit të policisë së Shtëtit Gledis Nano
https://www.youtube.com/watch?v=MprwELaqeD4