Connect with us

Kronike

Hakerat iranianë nuk ndalen

Pasi kanë bërë publike pothuajse të gjithë të dhënat për shtetasit shqiptarë, duke përjashtuar vetëm llogaritë bankare, hakerat iranianë kanë publikuar te djelen edhe listën e zgjedhësve.

Me anë të një postimi në Telegram, faqja e Homeland Justice, ka bërë publik një dokument në të cilin ndodhet lista e zgjedhësve.

Në një postim më lart ata shtrojnë pyetjen në mënyrë ironike: A mendojnë akoma politikanët tanë të korruptuar se ne nuk kemi akses në informacionet esenciale?

Publikimi i sotëm ndodh pas gjashtë ditësh heshtje nga bërja publike e një dokumenti më 1081 faqe ku janë listuar të dhëna të qytetarëve shqiptarë të pajisur me leje drejtimi.

Në listën e publikuar, janë të përfshira të dhëna si numrat e identitetit gjeneralitetet e plota përfshi dhe adresat.

Advertisement