Politike
“Halli është kush do fitojë kredite nga fatkeqësia e Azbiut”, Shabani zbulon prapaskenat e sherrit Lapaj-Qori në protestë
Kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani, ka zbuluar në ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, detaje nga sherri mes mbështetësve të ‘Lëvizjes Bashkë’ të Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, drejtuesit të ‘Shqipëria Bëhet’.
Shabani tha se sherri në protestën e organizuar nga për çështjen e një efektivi të Policisë që tentoi tentoi të vetëvritej, nisi për një mikrofon.
Ai tha se nuk ishte dakord me zhvillimin e asaj proteste, por shtoi se nëse ‘Nisma Thurje’ do të organizonte një protestë, mikrofoni për të folur do i jepej kujtdo që kishte dëshirë, përfshi edhe Arlind Qorin nëse do të ishte aty.
“Tani përplasja aty ishte pasi njëra palë thoshte ‘e kam unë mikrofonin’, është aktiviteti im dhe thërriste Policinë e i thoshte ‘merreni këtë’. Ndërsa Adriatiku me një lloj dëshire dhe protagonizmi mendonte se duhet të fliste meqë kishte ardhur deri aty… Për mua nuk duhet të ishte bërë si protestë.
Përderisa unë nuk shkova, mendoj se nuk duhet të ishte bërë. Por mendoj dhe çfarë ka ndodhur e kundërta, kush ka ardhur, përfshi edhe Arlind Qorin, i është dhënë mikrofoni, direkt. Sepse është normale.
Se kush është pasoja? Pasoja është që ata u zunë me njëri-tjetrin dhe u harrua Azbiu. Pra këtu halli është kush do fitojë kredite nga fatkeqësia e Azbiut”, tha Shabani, shkruan A2 CNN.