Politike
Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama dhe Balluku priten me daulle dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku janë të pranishëm në inaugurimin e aksit Qukës- Qafë Plloçë, ku prej ditës së sotme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë automjetet.
Kryeministri është pritur me daulle, muzikë dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës.
Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë.
Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkruhet vetëm për 1 orë e 30 minuta.
Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor.

