Connect with us

Pinknews

“Hapet…”/ Pozicioni i banores së ‘BBV’ fut në debat Milaimin dhe Oltën

Opinionisti i Big Brother Vip Kosova, Milaim Zeka ka shkaktuar polemika pasi në Instagram-in e tij zyrtar u publikua një foto e banores, Leila, teksa qëndronte e ulur në divan në një pozicion të papërshtatshëm para kamerave.

Imazhi i postuar, që tashmë është fshirë nga rrjeti social, u shoqërua edhe me një koment seksist ku shkruhej “Hapet televotimi”. Ky postimi i tij ngjalli mjaft polemika dhe reagime. Mes njerëzve që e kritikuan, ishte edhe opinionistja tjetër e BBVK, Olta Gixhari, e cila “shpërtheu” ndaj kolegut të saj duke u shprehur se ky veprim është i pafalshëm.

“A të ka hije Milaim, në këtë moshë me familje e fëmijë të përfshihesh në shaka të tilla si paraadoleshent”, i drejtohet aktorja, e cila ka qenë edhe pjesë e Big Brother Vip Albania 2.

Por nuk mungoi një reagim nga vetë Milaimi, i cili thumboi aktoren duke thënë: “Olta Gixhari është njohur nga BB, unë nuk jam Milaimi i bigut”.

“Olta Gixhari eshte njohur nga BB, une nuk jam Milaimi Bigut. Asaj po i mungon Bigu, prandaj here merret me banoret, here me mu. Ma poshte e keni reagimin e familjes te Leles,” shkruan Milaimi teksa ka shfaqur një foto të reagimit të familjarëve të Leilës por disa minuta më vonë e ka fshirë reagimin e tij për shkaqe të cilat nuk dihen.

Advertisement