Connect with us

Kosova

Hapet zyra/ ‘Selia e projektit “Shqipëria e Madhe” jo në Tiranë, por në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve dhe përfaqësuesi i vetëm i serbëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkovic, beson se vizita e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut vetëm sa konfirmoi se selia e projektit “Shqipëria e Madhe” nuk është në Tiranë, por në Prishtinë, se ka mbështetësit e saj edhe në Maqedoni, se numri i tyre tashmë është serioz dhe se institucionet shtetërore maqedonase nuk mund të mbyllin më syrin ndaj tij për hir të “paqes në shtëpi”.

Në një intervistë për “Novosti”, Stoilkovic po ashtu theksoi se do të ketë përsëritje të skenarëve tashmë të njohur të luajtur gjatë ndarjes së dhunshme të territorit të Kosovës nga Serbia me bekimin e asaj kohe të bashkësisë ndërkombëtare – dhe kjo është e padiskutueshme.

“Albin Kurti me thirrjet nacionaliste në Tetovë dhe Shkup, ekspozoi se Bashkimi Europain dhe NATO, kanë politika të dyfishta ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me këto qëndrime, BE-ja e ekspozoi Maqedoninë para grindjeve me fqinjët e saj, duke e kthyer atë në pre të gjuetisë së pamëshirshme në zonën e turbullt, ku Kosova dhe Bullgaria po garojnë për t’i hequr më shumë sovranitet dhe territory, gjahut të tyre tashmë në agoni” – deklaroi Stoilkoviç, teksa dhe theksoi se me kete veprim, Albin Kurti, dëshpërimisht do ti jap fund fund karrierës së tij si aktor i keq në teatrin ndërkombëtar të “shtetit të Kosovës” i kurorëzuar me aureolën e një luftëtari të thekur për çështjen shqiptare, me një fund tragjik si i sakrifikuar i Perëndimit

Advertisement