Connect with us

Shkrime

HARTA MAKABER/ Richard Grenell shpalos planin e ndarjes së Kosovës

Prof. Dr. Enver Bytyçi, duke folur per situaten politike mes Kosoves dhe Serbise tha se ne qarqet mediatike, sidomos në Serbi, por edhe në Shqipëri, Kosovë e qytetet shqiptare të Maqedonisë së Veriut e gjetkë, ka nisur të elaborohet narrativa, sipas së cilës me ardhjen e Donald Trump kërcënohet sovraniteti dhe shtetësia e Kosovës. Sipas tij, asnjëri nuk kujtohet se Kosova e Ballkani nuk janë qendra e botës dhe e vëmendjes së presidentit të SHBA.

“Disa janë të shqetësuar, sepse gjatë administratës së pare të Trump pati një plan për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Por asnjë “terrorist” propagande nuk e përmend faktin se ishin vetë dy, liderët e vendeve në konflikt që e propozuan këtë opsion. Ndërkaq marrëveshja e 4 shtatorit 2020 në zyrën ovale midis tij dhe dy liderëve respektivë, Abdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiq, ishte jashtë skemës së ndarjes së Kosovës, pavaresisht nje menaxhimi te dyshimte të Trepçes dhe Ujmanit.Ndërkohë që njohja e vetme prej gati 7-8 vitesh, ajo e Izraelit, për shtetin e Kosovës ishte një lloj mesazhi se “Kosova do të ekzistojë si shtet”! Ndryshe nga Obama dhe Biden, ish-presidenti Trump i asaj kohe siguroi një njohje të rëndësishme” – ka deklaruar Bytyçi

Sipas tij, një grup “analistësh”, “opinionistësh” dhe demagogësh kanë rifilluar të përdorin një lloj agresioni psikologjik me narrativen se Trump do ta ndajë Kosoven dhe kësisoj do t’i japë fund konfliktit në Ballkanin Perendimor.

“Për këta agresorë propagandistikë rëndësi ka paqja me Serbinë, ndërkohë që kufijtë dhe territoret janë krejt të parëndësishme! Kjo ide fixe është ngjizur që në vitin 1941, kur thuhej se “Pa Jugosllavinë dhe shokun Tito, Shqipëria nuk do të ekzistonte”! Kategoria e këtyre taborreve agresive mediatike jo vetëm kanë marrë detyrë të bëjnë agresion kundër mendimit ndryshe persa i përket epilogut të dialogut, por edhe duan “kupën e fitores”!

Për ta nuk është fitore shtetësia e Kosovës në kufijtë ekzistues, përkundrazi ata konsiderojnë fitore të provojnë se “ishin parashikues të aftë” – ka theksuar profesori I njohur

Sipas Bytycit, mjerisht për ta, ndryshimi i kufijve, pra ndarja e Kosovës, nuk do të ndodhë sepse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentja Vjosa Osmani kanë vendosur të mos firmosin asnjë dokument, marrëveshje apo dakordësi që cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit…

…..Prof. Dr. Enver Bytyçi, duke folur per zgjedhjen e Donald Trump si president I SHBA, tha se ai duket se nuk ka ndërmend të përdorë ndryshimin e territoreve per te sjelle paqen mes Kosoves dhe Serbise, pasi ai eshte I bindur se ky lloj operacioni shkakton konflikte dhe nuk mbyll plagë.

“Kjo duket edhe nga emërimet e fundit ne administrate. U tha se Grennell do të jetë sekretar shteti, por në këtë pozicion u përzgjodh një personalitet tjetër anti-soros e kundër perversitetit, Marco Rubio. Duke pranuar faktin se ishte fondacioni Soros në Beograd që hartoi projektin për ndarjen e Kosovës, atëherë automatikisht kjo e bën të pamundur këtë opsion. Donald Trump emëroi një person serioz, që nuk luan me kufij, si këshilltar të Sigurisë Kombëtare dhe njëkohësisht  drejtor të CIA-s, një mik i dëshmuar i Kosovës dhe i shqiptarëve. Nga keta personalitete, asnjë prej këtyre nuk përkrah ndarjen e Kosovës. Ata që ëndërrojnë ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe, qofshin këta serbë apo shqiptarë pro-serbë, kanë filluar tashmë të zhgënjehen” – ka deklaruar Bytyci

Sipas tij, zhvillimet e ardhshme në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës do të favorizojnë njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës. E di se dikush këtë që po them do ta quajë optimizëm të pabazuar.

“Pakti për Kosovën do të ndodhë në kuadër të zgjidhjes për Ukrainën. Kam bindjen se Vladimir Putin e filloi luftën kundër Ukrainës për Krimenë, pra që ta detyrojë SHBA-në dhe BE-në të pranojnë legjitimitetin e aneksimit të saj. Ndryshe kjo luftë nuk do të kufizohej në lindje të Ukrainës dhe Putin nuk do të kishte toleruar sulmet ukrainase ndaj objektivave brenda territorit rus. Dhe dihen tashmë deklarimet e Putin e Lavrov për paralelizmin midis Krimesë dhe Kosovës, të cilin mund ta lexojmë si formulë të dhënies fund të luftës” – ka theksuar profesori, sipas te cilit, “Ka edhe shumë arsye të tjera pse euforikët për sukses në ndarjen e Kosovës nuk do të lumturohen për atë që predikojnë.

“Administrata Trump edhe për Kosovën, sipas të gjitha gjasave, do të jetë më produktive dhe pozitive për Kosovën, sesa administrata Biden e shumë më tepër sesa administrata e Barak Obamës” – Ka potencuar  Enver Bytyçi

Advertisement