Connect with us

Kosova

Hashim Thaçi flet nga Haga, ja çfarë thotë për të ardhmen e Kosovës

Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë, pas gati tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai ka folur për gjendjen në vend, teksa ka thënë se “Çdo krizë e vonon shumë Kosovën por edhe i minon përpjekjet e miqve ndërkombëtarë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës në rrafshin e brendshëm, por edhe në afirmimin e saj ndërkombëtar”

Ai theksoi gjithashtu se përkrahja ndërkombëtare nuk duhet të merren si e mirëqenë, por se ajo duhet merituar.

“Kosova çdo ditë duhet të vazhdojë të prodhojë argumente që e lehtësojnë mbështetjen e miqëve ndërkombëtar” – deklaroi ish presidenti

Thaçi gjithashtu theksoi se uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën.

“Uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën. Bota po lëviz dhe po ndryshon më shpejtë se sa intuitat apo agjendat tona”, ka deklaruar Thaçi.

Advertisement