Connect with us

Bota

Help Mr. President/ Siria kërkon ndihmën e Erdoganit për të forcuar mbrojtjen ndaj Izraelit

Qeveria siriane kërkoi mbështetje zyrtare nga Turqia për të forcuar kapacitetin e saj mbrojtës dhe për të luftuar grupet terroriste, veçanërisht ISIS-in, deklaruan autoritetet turke të mërkurën.

“Në përputhje me këtë kërkesë, ne vazhdojmë të punojmë për të ofruar trajnime, konsulencë dhe mbështetje teknike për të rritur kapacitetin mbrojtës të Sirisë”, shtoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Sipas Ankarasë zyrtare, qëllimi kryesor i Turqisë është “të mbështesë unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë dhe të udhëheqë përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar Izraelin për minimin e stabilitetit në Sirinë fqinje gjatë një forumi diplomatik, disa ditë pasi të dy vendet zhvilluan bisedime me qëllim zbutjen e një konflikti të përshkallëzuar mes tyre në tokën siriane.

“Turqia nuk do të lejojë që Siria të tërhiqet në një vorbull të re paqëndrueshmërie”, u tha Erdoğan të pranishmëve në forumin e diplomacisë në Antalia gjatë muajit prill.

 

Advertisement