Connect with us

Kosova

Hëna zbret në tokë, thirrja fatale e Vulin dhe shkëputja tragjike e Serbisë

“Thirrja e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksander Vulin, që Serbia t’i drejtohet BRICS-it, sepse Serbia nuk ka vend në Bashkimin Evropian “edhe nëse heq dorë nga Kosova”, është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe ekonomike të Serbise” – Kjo ka qene pika e perbashket e takimit te mendimit te disa analisteve per median serbe Danas.

Kujtojme se para dy ditesh, në një tekst autori për gazetën Politika, Vulin ka shpjeguar se pse beson se Serbia duhet ta konsiderojë BRICS-in si alternativë ndaj Bashkimit Evropian.

Veç kësaj, Vulin tregoi se perse sipas tij BRICS është një opsion më i mirë për Serbinë, sepse “për anëtarësim në BRICS nuk është e nevojshme të miratohen ligje që janë shkruar jashtë kufijve të Serbisë”.

Vulin shtoi gjithashtu se anëtarësimi në BRICS nuk ka pse t’i dorëzojë pushtetin sektorit të OJQ-ve, as “jeni i detyruar të ngrini flamurin e Ukrainës në ambasadën tuaj ose të legalizoni martesat e të njëjtit seks” dhe theksoi se për anëtarësimin në atë organizatë nuk është e nevojshme të vendosni sanksione ndaj askujt.

Dushko Lopandic, nënkryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, beson se deklaratat e tilla të Aleksandar Vulin janë të çuditshme, veçanërisht duke pasur parasysh pozicionin e tij si zëvendëskryeministër.

Ai tha se një deklaratë e tillë tregon “një dikotomi që majat e pushtetit po e shtyjnë dhe e luftojnë vazhdimisht”. Sipas tij, kjo është “një lloj skizofrenie ku në të njëjtën kohë kur flitet për Bashkimin Europian, Vulin “fluturon’ per te BRICS

Nga ana tjeter, Drejtori i Institutit për Çështje Evropiane Naim Leo Beshiri, beson se Aleksandar Vulin kupton më mirë “grabitjen dhe krimin e organizuar sesa BE-në dhe BRICS” dhe se ky “drejtor i mjerueshëm i shërbimit sekret është në listën e sanksioneve te SHBA.

Advertisement