Sport
Heroi turk në telashe (dhe historia me gruan shqiptare)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/07/8-2.jpg)
UEFA ka bërë të ditur se ka hapur zyrtarisht një hetim rreth akuzave për Merih Demiral se ka bërë sjellje të papërshtatshme me festimin e tij gjatë dhe pas ndeshjes mes Turqisë dhe Austrisë. Mbrojtësi ishte protagonist me dy golat e tij duke siguruar kalimin e Turqisë në çerekfinalet e Euro 2024, por vëmendjen e ka marrë festimi i tij.
Ai çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste, meqë në ideologjinë e tij është kthimi i Turqisë së madhe që shtrihet nga Ballkani deri në Kinë.
“Në lidhje me ndeshjen e raundit 1/16 të Kampionatit Europian mes Austrisë dhe Turqisë të luajtur me 2 korrik në Lajpcig, Gjermani, është hapur një hetim në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregulloreve Disiplinore të UEFA-s në lidhje me sjelljen e papërshtatshme që aludohet për lojtarin e Turqisë, Merih Demiral”, shkruhej në një njoftim të UEFA-s sot rreth kësaj çështje.
UEFA mund ta interpretojë festimin e Demiral si një mesazh politik, me pasoja ndëshkimin e lojtarit me gjobë apo edhe me pezullim.
Për ata që nuk e dinë, futbollisti turk është i martuar me modelen e njohur shqiptare Heidi Lushtaku.
Kjo e fundit u lidh me mbrojtësin, pas ndarjes nga boksieri Robin Krasniqi.
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1720000259xheidi11-171.png?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1720000259xheidi10-468.jpg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1720000258xheidi9-529.jpg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1720000257xheidi8-163.jpg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1720000257xheidi7-677.jpg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1720000256xheidi6-199.jpg?w=740&ssl=1)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)