Connect with us

Kosova

‘Heroi ynë’/ Shqiptarët në Bruksel protestë për efektivin e vrarë nga serbët

Shqiptarët në Bruksel kanë dalë në protestë ditën e sotme, për vrasjen e policit shqiptar në Kosovë, Afrim Bunjaku.

Mediat e huaja kanë publikua pamjet, ku shihen me dhjetëra shqiptarë që janë mbledhur para Parlamentit Europian në sheshin Luxembourg.

Shqiptarët që janë mbledhur në Bruksel, kërkojnë drejtësi dhe vendosjen e sanskioneve nga BE për Serbinë. Me pankarta në duar që lexojnë ‘Afrim Bunjaku, heroi ynë’ dhe flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës, shqiptarët po protesojnë për të kërkuar drejtësi për efektivin e vrarë nga kriminelët serbë.

Kujtojmë se efektivi Afrim Bunjaku, u vra në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit, ku mbetën të plagosur dhe 3 efektivë të tjerë.

Advertisement