Aktualitet
Hetimet nga SPAK për Gjicin, do të merren në pyetje edhe zyrtarë të bashkisë
Rrëfimi i gruas Alma.K, e cila u shfaq në videon intime me Safet Gjicin, do të jetë vendimtar për hetimin. Për të dëshmuar do të thirren edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë.
Safet Gjici e pranoi publikisht autenticitetin e videos, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale shpjegonte se me gruan, Alma.K., kishte lidhje intime. Tashmë SPAK po heton për të zbuluar nëse në videon e plotë ka patur biseda apo dhënie të favoreve, që do të rëndonte pozitën e tij si dhe të zbulojë se kush e realizoi videon.
Dyshimet janë që materiali filmik është më i gjatë, por nuk ka konfirmime për brendinë. Hetimet përfshijnë edhe regjistrin e hyrje-daljeve në bashki, pamjet filmike e po ashtu edhe dokumente. Hetuesit po punojnë për të gjetur videon origjinale, si dhe aparatin me të cilën është kryer filmimi.