Aktualitet
HETIMET/ Si erdhi në Shqipëri Gabriela Martinez? Rrjeti i prostitucionit dhe lidhja me oficeren e policisë…

Ditën e sotme Policia e Tiranës zbërtheu një grup prostitucioni, si dhe goditi një “fole” të ngritur tek Farmacia 10 në kryeqytet. Dhjetëra vajza kolumbiane ushtronin aktivitetin e prostitucionit në Shqipëri, që nga viti 2023. Koka e këtij grupi, thuhet në dosje, është shtetasja Gabriela Martinez, 47 vjeç, nga Kolumbia. Martinez kishte në vendin e origjinës një agjensi udhëtimi, përmes të cilës, rekrutonte vajza të reja, të moshës 18-35 vjeç, të gjitha në nivele të ulëta ekokomike dhe ju thonte se do t’i sjellë për punë në Shqipëri.
Çdo vajzë që pranonte, Martinez merrte përsipër të gjitha shpenzimet, madje, edhe investimet në dukje tek disa prej tyre.
Vajzat deklaruan para hetuesve se ajo shpenzonte për secilën vajzë një vlerë prej rreth 4000 euro. Para të cilat këto të fundit duhet të punonin që tja kthenin. Në Rinas, vajzat priteshin nga Esmerald Sulollari dhe Lamçe Lamçe, e më pas dërgoheshin në apartamentet ditore të marra me qera, ku priteshin nga Elona Muraj që i akomodonte dhe i monitoronte. Po ashtu, në Shqipëri kishin zbarkuar edhe një grup vajzash të tjera kolumbiane që po ashtu kishin rol manaxherial, të gjitha të arrestuara ose të shpallura në kërkim nga Policia e Tiranës.
Por si kishte krijuar rrjetin Gabriela Martinez?
Në vitin 2023, Martinez kishte ardhur në Shqipëri, ku kishte zhvilluar një takim me Esmerald Sulollarin. Ku kanë biseduar pikërisht për ngritjen e kësaj strukture. Por kush do ta merrte përsipër mbrojtjen?
Esmerald Sulollari kishte njohje me Anisa Brahajn, oficere policie në Komisariatin nr 4 të policisë në kryeqytet, zonë në të cilën ushtrohej edhe aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit. Kjo e fundit merr përsipër që të ushtrohej ky aktivitet dhe se nuk do të prekeshin nga forcat blu.
Si u zbulua grupi?
Kanë qenë të dhënat në rrugë operative, shqetësimet e banorëve të zonës dhe disa lëvizje të dyshimta që kanë bërë seksionin e Trafiqeve në DVP Tiranë që të nisnin një hetim kryesisht. Hetim i cili nisi që para 5 muajsh. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimit, sekuestrimi i telefonave dhe marrja në pyetje e vajzave të prostituuara dhe e manaxherëve, të jetë zbërthyer gjithë rrjeti i trafikimit dhe ushtrimit të prostitucionit. Madje linjat ishin të drejtpërdrejta. Nga komunikimet rezulton se Anisa Brahaj të ketë bërë biseda të shpeshta edhe me “kokën” e këtij grupi, shtetasen kolumbiane, Gabriela Martinez.
Masat e sigurisë:
Esmerald Sulollari, 38 vjeç “arrest me burg”
Elona Muraj 47 vjeçe “arrest shtëpie”
Anisa Brahaj 33 vjeçe “arrest shtëpie” punonjëse e policisë komisariati nr.4
Shtetase kolumbiane
Yuly Gomez 32 vjeçe “arrest me burg”
Liliana Valencia 23vjeç “arrest me burg”
Stefani Marquez 29vjeçe “arrest me burg”
Nikol Alvarez 20 vjeçe “arrest me burg”
Nicole Gallego 26 vjeçe “arrest me burg”
U shpallën në kërkim
Lamçe Lamçe 30 vjeç
Gabriela Martinez 47 vjeç
Yeraldina Ospina 22 vjeçe

