Kosova
Hill kundër Trump? Ambasadori amerikan deklarohet pro Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha se duhet bërë më shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave në Konferencën e Sigurisë në Beograd, Hill theksoi se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE.
Ai shtoi se i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
“Këto janë gjëra që duhet të zbatohen. Sigurisht që kemi humbur kohë për arsye të shumta, por duhet t’i rikthehemi punës”, tha ambasadori amerikan.
Lidhur me ato qe thote Prishtina zyrtare se Serbia nuk ka zbatuar marrëveshje të caktuara, por se ka presion ndaj Kosovës për ta bërë këtë, Hill theksoi se nuk pajtohet me ketë pikëpamje.
“Gjithçka është shumë më komplekse dhe ne duhet të vazhdojmë normalizimin dhe të miratojmë propozimet e bëra nga Lajçak. Mendoj se ata nuk po e shohin situatën në dritën më të mirë dhe duhet të kuptojne se është një proces kompleks që përfshin të dyja palët” – theksoi Hill.
I pyetur se si do të ndikojë zgjedhja e presidentit të ri të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill theksoi se aktualisht në Uashington është një periudhë tranzicioni.
“Ka ende shumë punë kur bëhet fjalë për emërimin e zyrtarëve në pozita të larta. Pasi të përfundojë kjo, do të ketë emërime në poste të tjera, shumë prej të cilave duhet të konfirmohen nga Senati. Duhet të shohim se si do të zhvillohet gjithçka dhe vetem paskesaj, kam nje pergjigje” – deklaroi ambasadori amerikan