Connect with us

Lifestyle

Historia e Sonia Kërtallit, vajzës shqiptare të lindur në Savona, në përpjekje për të studiuar kancerin

Kjo është Sonia Kërtalli, vajza e dy prindërve nga Shijaku, Eva Laçit dhe Arben Kërtallit, e lindur në Savona, e lindur në 1995, është një studente e doktoratës në Shkollën prestigjioze Onkologjisë Integruese në Berlin, kërkimi i saj synon të na ndihmojë të gjithëve për të ti dhënë përgjigje pyetjes se përse disa tumore janë më rezistent se të tjerët ndaj terapive.

Sonia është vajza e dy prindërve shqiptarë, me saktesisht nga qyteti i vogel i Shijakut (Eva Laçi dhe Arben Kertalli)  të cilët u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve 1990, në bordin e anijes “ Iliria”. Siç e tregon edhe ajo vetë.

«Babai im  mbërriti në Itali në Mars 1991 dhe zbarkoi në Brindisi me anijen” Iliria “. Disa muaj më vonë mbërriti edhe nëna ime.  Babai im një ish- balerin, mamaja një e diplomuar për inxhinieri mekanike , degë të cilën ajo nuk pati mundësi ta zgjidhte vetë, por e imponuar nga shteti duke qënë se i ati i saj ishte një kundërshtar i regjimit,  përfunduan në Liguria për të punuar në hotele dhe restorante. Më 13 dhjetor 1995, në Savona, linda unë. Vitin tim të parë, megjithatë, e kalova në Shqipëri me gjyshërit. Disa vjet më vonë lindi vëllai im. Ai tani është  në një shkollë e mesme gjuhësore, ndërsa unë jam një studente doktorature në BSIO, Shkolla e Onkologjisë Integruese të Berlinit, një shkollë e përbashkët doktorature me Charité dhe institucione të tjera kërkimore të tilla si Max Delbrück Center. Nëse unë kam arritur deri këtu, kjo është në sajë të sakrificave të tyre dhe vendosmërisë së tyre, veçanërisht nënës time, së cilës Universiteti i Genova-s nuk i njohu kurrë provimet e saj.”

Sonia, megjithëse studente në një nga programet më të vështira të studimit, nuk harron të falënderojë familjen e saj, për arritjet e saj dhe sakrificat e shumta që ata kanë bërë për të.

“Asnjëherë nuk kam pasur nevojë të punoj, gjithmonë kam qenë në gjendje t’i përkushtohem librave falë mbështetjes së tyre dhe bursave që kam marrë ndër vite. Që kur kam qenë e vogël kam thënë që puna ime e ëndrrave është  të bëhem një studiuese shkencore. Nuk e di se ku i kam dëgjuar ato fjalë në atë kohë, por gjithmonë kam besuar në to dhe tani jam  këtu jam ”.

Sonia Kertalli bën një punë shumë të rëndësishme në Gjermani. Së bashku me kolegët e saj ajo përpiqet të kuptojë se si përhapen metastazat dhe pse ato bëhen  gjithnjë e më agresive ndërsa evoluojnë.

Vendimi i saj në Gjermani filloi shumë më para se të fillonte studimet për dioktoraturë, fillimisht ajo u largua me programet të bursave studentore Erasmus+.

“Unë përfundova Trienalen në bioteknologji mjekësore dhe farmaceutike në Genova, por 6 muajt e fundit i kalova në Universitetin Mjekësor të Leipzig falë një burse Erasmus +. Kështu që gjatë Erasmus në Leipzig fillova të përgatitesha për provimin IELTS,  për të marrë  më pas një çertifikim dhe përmes një portali në internet kërkova  programe Master jashtë vendit. Kështu që gjeta  mundësinë për të ndjekur një master në Mjekësinë Molekulare në Charité, spitali universitar të Berlinit, në të cilin janë të lidhur Humboldt dhe Freie Universität. Unë u diplomova në 2019, por nuk ndalova me aq dhe fillova të ndjek PHD. Në laboratorin kërkimor ku kam shkruar temën e magjistraturës kam filluar të bëj doktoraturën time ».

Studimet e Sonias, janë tejet të rëndësishme për të ardhmen e mjekësisë dhe luftën kundër kancerit, duke u bërë shpresë për të gjithë ata të cilët luftojnë me sëmundjen e rëndë, jo rrallëherë me pasoja fatale.

Me kolegët e mi, ne përpiqemi të identifikojmë elementët kryesorë dhe mekanizmat e veprimit të metastazave, pra fenomenin me të cilin qelizat kanceroze lëvizin nga zona ku janë formuar në pjesë tjera të trupit. Teknologjitë e reja na lejojnë të kuptojmë më mirë bazën gjenetike të kancerit, por të kuptuarit e ndryshimeve gjenetike të cilat shkaktojnë zhvillimin e tumoreve, duke i bërë ata më agresivë dhe rezistentë ndaj trajtimit mbetet një sfidë e madhe. Qelizat metastatike shkëputen nga një tumor primar, lëvizin në gjak ose enë limfatike dhe formojnë një tumor të ri sekondar në organet ose indet e tjera. Pra, nuk ka më vetëm një tumor për të mposhtur, por më shumë se një dhe disa herë  më agresiv. Në veçanti, kanceri i mushkërive, një nga kanceret më të zakonshëm në Perëndim. Ne duam të kuptojmë mekanizmat molekularë që qëndrojnë në themel të përhapjes së kancerit nga mushkëritë në organet e tjera. Ne jemi të interesuar të kuptojmë, mekanizmat molekularë që qëndrojnë në themel të përhapjes së kancerit të mushkërive në organet e frymëmarrjes . Në ditët e sotme, teknologjitë e reja kanë bërë të mundur që të kuptohet më mirë baza gjenetike e kancerit, por ndryshimet thelbësore gjenetike që përcaktojnë evolucionin e tumorit duke e bërë atë gjithnjë e më agresiv dhe më rezistent ndaj terapive në dispozicion mbetet një sfidë e madhe. E gjithë ky informacion  lejon identifikimin e pacientëve me rrezik të lartë bazuar në shkallën e sëmundjes, ashtu edhe krijimin e terapive ».

E pyetur se përse zgjodhi Gjermaninë në vend të Italisë apo Shqipërisë ajo tregon se fillimisht ishte një hap pozitiv profesionalisht, por që të ardhme nuk i dihet asnjëherë.

“ Në Leipzig pata mundësinë të plotësoja tezën time duke kryer eksperimente specifike dhe mësova teknika të reja. Në Itali kisha pasur një përgatitje të shkëlqyeshme teorike, por jo nuk pata mundësinë të punoja në laborator pa frikën e gabimeve sepse nëse do të kisha humbur një reagens nuk do të kishte asnjë tjetër. Jo se ishte faji i Universitetit të Genova-s, por situata, viti akademik 2016/17, ishte ajo e një praktikanti. Ishte ndjenja e të qenit në gjendje për të marr vendime dhe të  rriturit profesionalisht që më bindi të qëndroj në Gjermani. Këtu paguhen praktikat, e cila është e paimagjinueshme në Itali dhe investimet publike në kërkime bazohen si në fondet institucionale, ashtu edhe falë Deutsche Forschungsgemeinschaft (DFG). Gjithsesi nuk e di nëse do të qëndroj përgjithmonë në Gjermani. Jam në një fshat të vogël të quajtur Varigotti, një parajsë në tokë. Italia është vendi që më formoi në aspektin arsimor dhe duhet ta pranoj që ne italianët po fillojmë me një  plus më shumë në saj të provimeve dhe përgatitjes akademike, shumë më e fortë, por nuk do të ishte keq të fillojmë një rrugë kërkimi shkencor në Shqipëri, një komb i madh që po zhvillohet dhe që mund të synojë më lart. Njoh shumë shqiptarë, fëmijë emigrantësh ose emigrantë, të cilët kanë të njëjtën ambicie si unë, të cilën do të ishte mirë ta përqendronim në vendin tonë të origjinës “.

Sonia, njohëse e katër gjuhëve të huaja, e rritur në një ambient bilingual e konsideron veten me fat, sepse për të ka disa vende të cilat ajo mund ti quaja si shtëpi.

Unë prej tre vitesh jetoj në Berlin dhe ndihem si në shtëpinë time. Sipas mendimit tim,  shumë në fillim e quajnë atë një qytet port, ku shumë qëndrojnë vetëm për një periudhë dhe më pas largohen, por në  aspektin profesional është një qytet që ofron shumë dhe  ofron siguri, qoftë edhe në orët e vona kur kthehemi në shtëpi. Unë kam një nivel të mirë të gjermanishtes, por ende jam duke e mësuar. Sidoqoftë, jam rritur si një persona me dy gjuhë mëmë, sepse në shtëpi prindërit më flisnin gjithmonë shqip dhe italishten jashtë. Me kalimin e viteve, kopshti dhe shkolla, gjithçka u bë më e lehtë. Përgjegjësia imë për të treguar më të mirën në të dy ambientet më bëri të të ndihesha e veçantë. Kam marrë shtetësinë italian 10 vitesh, fakti që kisha lindur në Savona nuk kishte rëndësi, unë duhej të prisja që një nga prindërit e mi të bëhej Italian, ose të isha resident për 10 vite në të njëjtën komunë për të marrë shtetësinë. Deri në atë moment kisha leje qëndrimi. Unë përsëri do të kisha marrë shtetësinë në moshën 18 vjeçare, por deri në atë moment isha në Itali falë një leje qëndrimi “.

 

Shqiptarja.com

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading

Lifestyle

Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë

Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë.

Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

2. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

3. Sytë tuaj janë të thatë

Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qajë?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

4. Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

5. Keni probleme me tretje

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING