Connect with us

Kronike

Hodhi foshnjën në lumë, drejtori i Maternitetit: Donte ta dorëzonte…

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe drejtori i Maternitetit të Shkodrës Senad Halluni. Ai u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka kërkuar dorëzimin e tij në shtëpinë e foshnjës, por se ka ndërruar mendje më pas.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha procedurat.

Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës.
Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për procedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh.
Me datë 4 kemi kryer procedurat për t’u transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës. Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka deklaruar ai.

Advertisement