Connect with us

Politike

Homazhet për Nanon ‘shkrijnë akujt’ mes Kurtit dhe Ramës, Begaj dhe Berisha nuk marrin pjesë

Të majtë e të djathtë, lanë për një moment sherret politike të ditës, për t’u bashkuar në këtë ditë zie kombëtare në nder të një prej figurave më të rëndësishme të periudhës post komuniste në vend.

Homazhet për Nanon bashkojnë (ar)miqtë, Kurti bisedon me

Ceremonia e sotme ishte një moment i mirë që edhe “armiqtë” të shtrëngonin duart me njeri-tjetrin.

Homazhet për Nanon bashkojnë (ar)miqtë, Kurti bisedon me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi pranë Ali Ahmetit, kreut të BDI-së. Përplasjet mes tyre nuk kanë munguar edhe kohët e fundit kur në Kosovë dhe Maqedoni janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Homazhet për Nanon bashkojnë (ar)miqtë, Kurti bisedon me

Në të njëjtën kohë, Kurti shtrëngoi duart edhe me kryeministrin Rama, teksa u panë bashkë duket ecur gjatë ceremonisë së dhënies së lamtumirës së ish-kryeministrit Nano.

Homazhet për Nanon bashkojnë (ar)miqtë, Kurti bisedon me

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe përfaqësues të PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka, por ajo që ra në sy ishte mungesa e kundërshtarit të tij për 13 vjet në politikë, Sali Berisha.

Homazhet për Nanon bashkojnë (ar)miqtë, Kurti bisedon me

Ra në sy gjithashtu mungesa edhe e Presidentit Begaj, ndërkohë që të pranishëm ishin ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu.

Advertisement