Politike
Humbi mandatin/ Meta vë në dyshim punën e numëruesve të PD, kërkon hetim për Tiranën

Ish-presidenti dhe njëherazi kreu i PL, Ilir Meta ka firmosur urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit në çdo qendër votimi në Tiranë, dukë vënë në dyshim punën e numëruesve të PD-së.
Meta, i cili ndodhet prej muajsh në burg, kërkon hetim, ndërsa nuk lë pa falënderuar mbështetësit.
“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,
Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.
Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.”, shprehet Meta.

