Politike
Humbja në zgjedhje/ Noka ‘sherr’ me gazetarët: U tjetërsua vota e shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ishte i pranishëm në protestën e mbajtur nga opozita këtë të premte, për mbrojtjen e votës së lirë. Gjatë fjalës së tij Noka tha se zgjedhjet e mbajtura më 11 maj janë vjedhur e për këtë vjedhje sipas tij janë përdorur administrata dhe bandat kriminale.
“Përdorimi i administratës dhe bandave kriminale, ishin faktori që ndikuan në tjetërsimin e votës shqiptare. A mund të pranohet kjo? Kurrën e kurrës! Partia Demokratike dhe opozita është përfaqësuesja e vullnetit të shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar e vuri gishtin mbi plagë. Pensionistëve ju ble vota me 100 euro”, tha Noka.
“Rama nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur. Partia Demokratike ka prova për manipulimin e zgjedhjeve. Ne do të solidarizojmë cilido shqiptar për vjedhjen e zgjedhjeve në 11 maj. Ky është një problem i shqiptarëve dhe mund të them se këtu kanë vdekur institucionet zgjedhore dhe zgjedhjet e lira. Ne nuk do të tërhiqemi nga kjo betejë pasi është një betejë jetë a vdekje. Rama i zhyti duart aq thellë sa mori atë rezultat.” tha Këlliçi.

