Kronike
Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Një shtetas rreth 37 vjeç ka humbur jetën në liqenin e Shkodrës.
Mësohet se ai ka hyrë për tu larë dhe ka pësuar arrest kardiak.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

